Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur dje në mbrëmje, në kryeqytet.
Njëri aksident ka ndodhur pranë “Don Boskos”, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar, i cili është identifikuar si S.Shehu.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, E.Qiriaci u arrestua nga policia.
Aksidenti i dytë ka ndodhur tek Medreseja, ku një 60-vjeçar gjithashtu ka humbur jetën. Identiteti i tij nuk dihet ende.
Shoferi i automjetit G.Beqiraj u arrestua, ndërsa policia vijon hetimin për shkaqet e aksidentit.