Kjo është një video që tregon se si truprojat në mitingjet e kryeministrit Edi Rama kontrollojnë me imtësi çdo çantë gruaje e burri që merr pjesë në takim.
“Kriza e thellë psiqike, paniku dhe terrori kanë bërë që Edvini të urdhërojë kontrollin e imët fizik edhe të grave dhe fëmijëve që shkojnë me detyrim në antimitingjet e tij. Ndiqni videon e qytetarit dixhital!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, teksa publikon videon.
Në mitingjet e fundit Rama është ndeshur me kundërshti masive nga qytetarë të ndryshëm, gjatë itinerarit të tij.