Autoambulanca aksidenton 70-vjeçaren në Tiranë, e shoqëron në spital por ajo s’mundi të mbijetonte.
Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish-restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H. G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.S rreth 70 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital, edhe pse autoambulanca që e aksidentoi e dërgoi menjëherë në urgjencë.
“Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, jep detaje policia.
Sot një tjetër aksident me pasoja fatale ndodhi në periferi të Tiranës. Tre anëtarët e një familje ndërruan menjëherë jetë, ndërsa njëra nga vajzat ndodhet në vdekje klinike. Në rrezik për jetën ndodhet edhe drejtuesi i mjetit.