Vendosni fjalën kyçe....

Banda e grabitësve rreh për vdekje shqiptarin që punonte si roje nate


Vritet një 51-vjeçar shqiptar, i cili punonte si roje nate në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është sulmuar gjatë natës nga një bandë hajdutësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Grabitësit mendohet se e kanë lidhur shqiptarin dhe më pas e kanë goditur disa herë në kokë.

Policia u njoftua nga vajza e 51-vjeçarit, Konstandin Hila.

Në orën 2:30 të mëngjesit ajo thirri policinë dhe  tha se babai i saj e kishte telefonuar dhe i ka thanë se e kishin lidhur dhe goditur në vendin e punës Korydallos, në Rrugën Dervenakion .

Një ambulancë mbërriti në vendngjarje dhe më pas e transportoi Hilën në Spitalin e Attica-s. Por fatkeqësisht ai nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve.

Besohet se Hila kishte probleme me zemrën dhe mbante stimulues zemre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *