Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet zgjedhja e Kryeprokurorit, një nga kandidatët s’i është nënshtruar vettingut


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm.

Shtyrja e vendimit ka ardhur për shkak se njëri nga kandidatët, Olsion Çela, nuk u është nënshtruar ende vettingut.

Pas këtij procesi, kandidaturat do paraqiten përpara KLP-së dhe më pas ky i fundit do nisë procedurat për përzgjedhjen e Kryeprokurorit.

KLP do rendisë tre kandidatura dhe njëri prej tyre do rrëzohet për të lënë në finale vetëm tre.

Kryeprokurori ka mandat 7-vjeçar dhe tre kandidatët përfundimtarë do kalojnë në parlament brenda një afati 45-ditor. Ai zgjidhet me 3/5-at e votave dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *