Vendosni fjalën kyçe....

‘Është cënuar rëndë imazhi i prokurorisë’ – Donika Prela nis hetimet për nxjerrje të sekretit


Krimet e Rënda kanë nisur hetimet pas publikimit të audio-pëërgjimeve nga media gjermane ‘Bild’.

Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po bëhet verifikimi i të gjitha akteve hetimore dhe CD-ve dhe se organi i akuzës po e ndjek me kujdes situatën që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë shqiptare.

‘Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal. Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.’ – thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *