Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi pasditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, në fshatin Trush. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasi një prej tyre sipas informacioneve të para të policisë ka hyrë në parakalim të gabuar me shpejtësi tej normave.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Jetmir Bushi, 42 vjeç dhe Arjan Lleshi, 23 vjeç, dy drejtuesit e makinave. Ata janë transportuar në spital nga ambulanca e Velipojës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.