Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi mbledh Kryesinë: Rama në krye të masakrës zgjedhore


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur me urgjencë Kryesinë e kësaj partie, pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild.

Kryemadhi shprehet se nga këto përgjime është vërtetuar 100% blerja e votave dhe se vet Rama qëndron sipas saj në krye të masakrës zgjedhore. Ajo thekson se në këtë moment, shpëtimi i vetëm për vendin është qëndresa e opozitës.

“Situata politike është tepër e rëndë. Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e krimineleve u faktua katërciperisht.

Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kërcenimet me vendin e punës për votat praktike e pisët e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund të administrojë zgjedhje. Rama është shkaku sepse dështoi hapja e negociatave për anëtaresim në BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i çfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Ramës detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përçarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës.

Opozita është me e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin  e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantët dhe korrupsioni pa fre.

Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar”, është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *