Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari vetëprezantohet si lidere e PD-së te amerikanët (FOTO)


Deputetja Rudina Hajdari, vetëprezantohet si lidere e Partisë Demokratike në këtë kohë të krizës politike në vend. Hajdari ka publikuar një artikull në median amerikane “USNews”, të titulluar “Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokracinë të negociuar me dhunë”.

Në fund të këtij shkrimi, ku kritikon protestat e opozitës të organizuara nga PD, deputetja prezantohet pikërisht si lidere e PD-së dhe e opozitës në Parlament. 

Por edhe pse i bën vetes prezantimin si lidere e opozitës dhe e PD-së, në shkrimin e saj Hajdari vetëm sa kritikon opozitën dhe liderin e kësaj partie, Lulzim Bashën, duke rënë në kontraditë me veten. Kushedi sa konfuzë mund të ndihen lexuesit, kur të lexojnë në fund të artikullit se Hajdari është kryetarja e PD-së, kur më lart vetëm e kritikonte kryetarin e PD-së.

Në shkrim, deputetja i kërkon ndërkombëtarëve të ndërhyjnë në Shqipëri, për të ndaluar presidentin Ilir Meta të shtyjë zgjedhjet.

“Pas trazirave më 8 qershor, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta njoftoi se zgjedhjet e planifikuara për 30 qershor do të shtyhen, në kundërshtim me Kushtetutën. Ky ishte objektiv i kërkuar nga udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe nga udhëheqësja e LSI-së Monika Kryemadhi – e cila është gjithashtu gruaja e presidentit. Qeveria dhe opozita parlamentare votuan me shumicë dërrmuese për të bllokuar vendimin e Metës për t’i dhënë opozitës atë që donte, por institucionet tona mbeten shumë të dobëta për të ndaluar veprimet e një autokrati, nëse qeveritë e huaja nuk ndërhyjnë me vendosmëri për të forcuar demokracinë tonë.

Votuesit e Shqipërisë mund të tërhiqen nga sjellja e politikanëve të tyre, por vazhdimisht janë mbështetëse të objektivave të politikës së jashtme të SHBA-së në rajon. Ne shpresojmë që aleati ynë do të na ndihmojë për të forcuar demokracinë pluraliste që ne e çmojmë duke ndërmarrë hapa kundër individëve që e kundërshtojnë atë.”, shkruan Hajdari./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *