Partia Demokratike ka kërkuar dënimin me 1 deri në 3 vjet burg për kryeministrin Rama për shkelje të ligjit lidhur me zgjedhjet në Dibër.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj, tha se për publikimit të përgjimeve të ‘Bild’, është faktuar se Rama ka shkelur ligjin dhe ka kryer vetër penale, për të cilën duhet dënuar me burg.
‘Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore që e përdor. Është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhje. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në Ministrinë e Brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi.’ – tha Alibeaj.