Vendosni fjalën kyçe....

Samiri Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda, nis gjyqi kundër tij


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në ngrakim të tij.

Pritet që sot ish-ministri Tahiri të kërkojë gjykim të shkurtuar. Gjyqtarët që po shqyrtojnë dosjen penale të Tahirt janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Kujtojmë se mbi ish-ministrin, rëndojnë akuzat për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ai dyshohet se ka favorizuar grupin kriminal të Habilajve në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Të pandehur për të njëjtën çështje janë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Hetimet ndaj Tahirit janë mbyllur më 28 shkurt, kohë në të cilën dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me seancën e parë që është parashikuar për më 19 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *