Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje edhe në Korçë e Pogradec, rrethohet KZAZ-ja e Bilishtit


Përplasje sot janë shënuar edhe në KQZ-në e Pogradecit. Mbështetësit e Partisë Demokratike shkuan në KZAZ-në Nr. 67, për të kërkuar heqjen e materialeve zgjedhore dhe lirimin e ambienteve të KZAZ-së.

Mes qytetarëve dhe drejtuesve te policisë ka patur përplasje. Ish-deputeti Klevis Balliu tha se mbajtja e materialeve zgjedhore në KZA-së është shkelje e ligjit.

“Kërkojmë të largohen materialet nga KZAZ, është shkelje ligji . Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër per zgjedhjet. Nuk është legjitime”, tha Balliu.

Përplasje ka patur edhe në Korçë. Forca të shumta policore dhe forcat speciale kanë rrethuar dhe KZAZ 70 në Bilisht.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *