Presidenti Meta u është drejtuar me një letër zyrtare OSBE-së dhe ODIHR-it në vend, duke lajmëruar se më 30 qershor në Shqipëri nuk ka zgjedhje.
Në letër kreu i shtetit thekson se me fuqinë që i jep Kushtetuta ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Meta shkruan se vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare më 11 qershor dhe se duhet të respektohet e zbatohet nga të gjitha institucionet në vend duke përfshirë KQZ-në.
Në fund presidenti lajmëron se procesi zgjedhor është nul dhe përpjekjet e kryeministrit Rama për të injoruar e penguar zbatimin e dekretit janë të paligjshme dhe thellojnë krizën në vend.