Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë në burgje.
Kjo kërkesë e Presidentit vjen në një kohë, të cilën ai e vlerëson si tepër të tensionuar.
Kreu i Shtetit kërkon ndër të tjera të merren të gjitha masat për një siguri sa më maksimale në burgjet e vendit.
Ditët e fundit ka pasur tensione mes opozitës dhe policisë në disa bashki të vendit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor.