Shumë i shpejtë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Menjëherë pasi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e paralajmëroi se do të përfundonte në burg për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, Lleshaj shkruan në “Twitter” se ai është i pandehur, duke nënkuptuar çështjen e lobimit në SHBA.
“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj.
Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”, shkruan Lleshaj.