Vendosni fjalën kyçe....

Si ndodhi atentati ndaj mikut dhe kunatit të Lul Berishës në Durrës


Në përplasjen e sotme me armë në Durrës ka mbetur i plagosur edhe Plaurent Dervishaj, i cili është kunati i Lul Berishës.

I plagosuri tjetër, siç e kemi raportuar edhe më përpara është miku i Lul Berishës, Julian Meçaj, një emër aspak i panjohur për policinë.

Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Atentati ndodhi mesditën e sotme në Durrës. Në makinën që drejtohej nga Julian Meçaj me pasagjer Plarent Dervishin janë derdhur breshëri plumbash.

Meçaj dhe Dervishi ishin ndjekur nga një automjet dhe më pas janë qëlluar. Mësohet se të shënat kanë filluar nga rruga dytësore në Maminas deri në Shkozet.

Lidhur me këtë ngjarje rëndë policia informoi se “sot rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 në Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit “.

Sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano.

Pamjet e fuoristradës, tregojnë se xhami i parë është i blinduar.

Meçaj dyshohet se është një nga anëtarët e bandës së Lul Berishës dhe Emiljano Shullazit, pasi emri i tij ka dalë në një raport policie të vitit 2016, por ai nuk është arrestuar asnjëherë deri tani. /Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *