Mbi 150 fëmijë kanë vdekur nga Encefaliti akut në Bihar të Indisë kurse më shumë se 400 të tjerë janë shtruar në spital, lidhur me një substancë toksike në fruta lychee, që mund të ndikojë te fëmijët e ushqyer me këtë ushqim.
Sindromi i encefalitit akut (AES), i njohur si ‘Chamki Bukhar’ në Indi, është një sëmundje e inflamacionit të trurit. Simptomat përfshijnë ethe, të vjella dhe pavetëdije.
Ministri i Shëndetësisë i Unionit, Harsh Vardhan, tha se një ekip ekspertësh është vendosur në këtë zonë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve si dhe një mision për gjetjen e rasteve të tjera nga shtëpia në shtëpi ka filluar në zonat e prekura.
Nga 150 fëmijë që kanë vdekur, 119 vdiqën vetëm në Muzaffarpur, raporton ‘CNN News’.