Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi thotë ‘ka vetëm dy gjini’, mësuesi e nxjerr jashtë (Video)


Një nxënës skocez 17-vjeçar ka deklaruar se i është thënë të dalë nga klasa, pasi pohoi se ka vetëm ‘dy gjini’ – një deklaratë që i dha atij një vërejtje nga mësuesi, reagimin e të cilit ai e regjistroi fshehurazi në kamera.

Videoja prej tre minutash tregon mësuesin në shkollën e mesme të Aberdeenshire, duke shpjeguar dhe duke i thënë nxënësit të largohet nga klasa, sepse mendimi i tij mbi gjinitë është ‘jo shumë gjithëpërfshirës’ dhe jo në përputhje me ‘politikën e autoritetit kombëtar të shkollës’.

Nxënësi më pas e kthen argumentin mbi mësuesin 56-vjeçar, duke i thënë atij se është gjithashtu ‘jo shumë gjithëpërfshirës’ për të parandaluar atë nga transmetimi i pikëpamjeve të tij personale mbi këtë temë.

Kur adoleshenti thotë se pretendimet e më shumë se dy gjinive ‘nuk janë shkencore’, mësuesi i thotë atij, ‘jo çdo politikë është shkencore’.

Ndërsa debati nxehet, mësuesi i thotë djalit se ‘i është dhënë qartë mundësia që të mos ndjekë më tej argumentin e tij’, por nxënësi e bëri gjithsesi.

‘A mund të mbani këtë mendim në shtëpinë tuaj? Jo në këtë shkollë’, pyet mësuesi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *