Vendosni fjalën kyçe....

Britanikët peticion për të mbrojtur studentin shqiptar nga deportimi: Është pasuri


Mësues dhe qytetarë britanikë kanë nisur një peticion për të penguar deportimin e një studenti shqiptar.

Sikurse shkruan “BBC“, më shumë se 6000 firma janë mbledhur për 18-vjeçarin Stiven Bregu.

I riu mbërriti në Britani të Madhe nga Shqipëria në vitin 2015, me qëllim që t’i shpëtonte një jete të dhunshme në shtëpi dhe u vendos në Keynsham, pranë Bristolit.

Në pamundësi për të folur anglisht, ai u vendos në kujdestari dhe që atëherë ka arritur rezultate të “jashtëzakonshme” në shkollë.

Mirëpo kërkesa e tij për azil është refuzuar dhe ai e ka apeluar.

Stiven tha: “Kam studiuar shumë dhe jam munduar të ndërtoj një të ardhme për veten time këtu. Gjithçka që dua është shansi për të përmbushur potencialin tim dhe për të kontribuar në Bristol, e cila është shtëpia ime”.

Ishte mësuesi kujdestar i të riut, Rob Shaw, i cili lançoi peticionin për të mos lejuar largimin e Stiven nga Anglia.

“Ne kemi investuar aq shumë te Stiven. Shkolla ka të bëjë me përgatitjen e nxënësve për të ardhmen e tyre dhe tani atij nuk do t’i jepet kjo mundësi. Si një qytetar britanik, nuk është një moment për të qenë krenar”, tha mësuesi.

Pasuri e Madhe

Shaë e mburri Stiven duke thënë se ka konkurruar me 10-at e veta në Biologji, Kimi dhe Matematikë.

Po ashtu ai kishte siguruar një ofertë mësimi nga një firmë për menaxhimin e pasurisë për shkak të “talentit të tij për matematikën”.

Mësuesja Elisabeth Gilpin shtoi se Stiven është një “student i shquar dhe një pasuri e madhe për komunitetin e shkollës sonë”.

Aplikimi i Stiven Bregu për të qëndruar në Britani të Madhe u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit. Seanca për apelimin e emigracionit do të zhvillohet më 15 korrik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *