Vendosni fjalën kyçe....

Arrest shtëpie për Bardh Spahinë


Gjykata e Shkodrës vendos arrest shtëpie për Bardh Spahinë.

Pas përplasjeve në KZAZ-në në Shkodër, policia shpalli në kërkim ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u arrestua më pas.

Protestues nga opozita u grumbulluan pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku ndodheshin materialet zgjedhore për qarkun të dorëzuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Punonjës të Policisë Bashkiake të Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ nr. 3 dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme. Protestuesit kanë thyer xhamat e shkollës dhe kanë tentuar t’i vënë flakën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *