Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qytetit se zgjedhjet lokale do zhvillohen më 30 qershor dhe se negociatat me BE-në do hapen brenda këtij viti.
‘Ta harrojë Luli dhe Saliu, Iliri e Monika që mund ta kthejnë Shqipërinë pas. Shqipëria do të shkojë përpara, Shqipëria do të vijojë reformat që ka ndërmarrë dhe do të votojë më 30 Qershor si dhe do ti hapë negociatat me BE këtë vit’. – tha Balla.
Më tej ai tha se krime ka kudo në botë duke inkurajuar policinë që të luftojë krimin në këtë qytet.
‘Policia duhet t’ja nxijë jetën çdo elementi kriminal, sepse ka pasur një përpjekje të vazhdueshme gjatë këtyre 18 muajve të fundit për ta indentifikuar Ebasanin me krimin. Elbasani nuk ka lidhje me krimin. Krim ka kudo dhe në Nju Jork, Uashington, Londër, Berlin etj, por askush nuk thotë Londra e krimit, Neë Yorku i krimit. As Elbasani nuk është i tillë.’ – shtoi ai.