Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët i nënshtrohen sot provimit të fundit – A do dalë sërish teza në rrjet?


Sot është provimi i fundit për maturën shtetërore. Rreth 36,220 maturantë nisin në orën 10:00 provimin e lëndës me zgjedhje në mjediset e shkollave.

Ashtu sikurse provimet e tjera, edhe ky provim do të zgjasë dy orë e gjysmë.

Për 15 nxënës do të ketë një mësues mbikqyrës si dhe nuk do të mungojnë bllokuesit e valëve, për të pasur një proces të drejtë testimi.

Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa të rrepta për provimet, në të tre provimet e para jemi ndeshur me qarkullimin e tezës në rrjetet sociale akoma pa nisur provimi.

Kujtojmë se më 7 qershor u mbajt provimi i parë i maturës shtetërore, ai i gjuhës së huaj. Në ndryshim nga viti i kaluar që niveli i gjuhës së huaj ka qenë B1, këtë vit u bë B2, kjo për shkak se nuk ka më gjuhë të huaj me zgjedhje.

Provimi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe u mbajt më 12 qershor, ndërsa ai i matematikës më 17 qershor. Sakaq disa ditë më parë dolën dhe notat e provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.

Nga rezultatet e publikuara rezulton se 3.29 % janë ngelës dhe 96.71% janë kalues. Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *