Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Reçit


Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi ka dhënë sot dorëheqjen nga ky post. Dorëheqjen e tij, Selimi e ka paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Mirëpo mbeten ende të paqarta shkaqet e vendimit të papritur të ndërmarrë nga Drejtori i burgut të Reçit.

Selimi u përzgjodh me konkurs në krye të këtij burgu, janarin e vitit të kaluar. Vetë kryeministri Rama kishte deklaruar se ushtaraku ishte i preferuari kryesor për këtë post.

Dorëheqja e Selimit vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Meta ngriti shqetësim lidhur me sigurinë në burgje, pasi kishte indicie për revolta për shkak të situatës së tensionuar politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *