Vendosni fjalën kyçe....

Pas sherrit, Boris Johnson qetësohet me të dashurën në fshat (FOTO)


Marrëdhënia mes kandidatit për kreun e Partisë Konservatore në Britani, Boris Johnson dhe të dashurës së tij, Carrie Symonds është në qendër të vëmendjes mediatike.

Pas lajmit për sherrin në shtëpinë e tyre, ku fqinjët u detyruan të thirrin policinë, në media është përfolur shumë për një ndarje.

Por miqtë e Johnson, sikurse shkruan “Daily Mail”, i kanë hedhur poshtë këto lajme duke thënë se kandidati për të zëvendësuar Theresa May-n dhe e dashura e tij janë “ende shumë të dashuruar”.

Sot janë publikuar disa fotografi të reja, të cilat tregojnë Johnson dhe Symonds të qeshur, në fshat.

Një mik i çiftit ka thënë për “MailOnline” se Johnson synon të martohet me të dashurën e tij “kur të vijë koha e duhur”, pas divorcit që ka kaluar nga gruaja e dytë Marina.

Të premten, çifti është detyruar të largohen nga shtëpia e tyre në jug të Londrës, pasi një bandë anarkistësh ngritën kamp në pragun e tyre duke bërtitur “f *** Boris”.

“Ka pasur kaq shumë gjëra të pakuptimta që kanë qarkulluar rreth marrëdhënies së tyre. E vërteta është se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe duan të martohen sapo të vijë koha. Boris ka sy vetëm për Carrie dhe ajo është e pushtuar plotësisht nga ai”, tha një i besuar për gazetën britanike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *