Përfaqësuesja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones ka nisur sot në orën 10:00 një takim me kreun e Partisë demokratike, Lulzim Bashën në ambientet e selisë blu. Ata pritet të diskutojnë lidhur me krizën politike në vend.
Takimi i përfaqësueses së ambasadës Amerikane, vjen vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat pavarësisht dekretit të presidentit Ilir Meta, maxhoranca shprehet e vendosur t’i mbajë edhe pse pa kandidatë përballë.
Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi me me 5 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtar për t’u dorëhequr nga gara, duke shpërfillur dekretin e presidentit.
Mëngjesin e sotëm, presidenti Meta doli në një Konferencë të Jashtëzakonshme, ku e konsideroi vendimin e Kolgjit Zgjedhor një truk procedurial të marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit nga kryeministri Edi Rama.