Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se masakroi bashkëshorten në Vlorë, pranga 56-vjeçarit


Është arrestuar në Vlorë burri që masakroi bashkëshorten e tij.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari me iniciale L.S., i cili akuzohet se ka qëlluar me mjete të forta bashkëshorten e tij, 44-vjeçaren me iniciale L.S.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, gruaja nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Babicë të Vlorës.

Njoftimi i policisë

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *