Barcelona do ta kompletojë blerjen e Antoine Griezmannit për 120 milionë euro nga Atletico Madridit menjëherë pasi klauzola e lirimit të tij të futet në fuqi më 1 gusht.
Telegraph Sport në Britani të Madhe mëson se sulmuesi francez kishte arritur marrëveshje me Barçën para dy muajve, por duhej të priste për njoftimin zyrtar deri në muajin gusht kur klauzola e lirimit të tij të futet në fuqi.
Kjo, megjithatë, u mohua më vonë nga presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu. Para një jave, ai pohoi se klubi nuk kishte arritur marrëveshje me sulmuesin, por burimet e Telegraph këmbëngulin se marrëveshja është finalizuar.
Griezmann njoftoi të maj në rrjetet sociale se ia kishte bërë me dije Atleticos se këtë verë do të largohet nga klubi, edhe pse vitin e kaluar se kishte vazhduar kontratën për edhe pesë vjet të tjera.
Ardhja e pashmangshme e 28-vjeçarit do ta komplikoj kthimin e Neymarit në Camp Nou, për shkak se blerja e këtyre dy futbollistëve do t’i kushtonte shumë kampionit spanjoll.
Barça, megjithatë, synon t’i largojë shumë futbollistë, përfshirë dy prej blerjeve më të shtrenjta në histori të klubit, Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen.