Ish-deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se Rama refuzon të bëjë testin e drogës në gjyqin që kryeministri ka hapur ndaj saj lidhur me denoncimet që ajo ka bërë për koncesionin e Check up-it një vit më parë.
“Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës në gjyqin që ka hapur ndaj meje për denoncimet që kam bërë në lidhje me koncesionin e Check up-it.
Këtë gjyq, e kam konsideruar si një rast të shkëlqyer për të bërë transparencë mbi koncesionin më abuziv dhe më korruptiv në shëndetësi”- shkruan Vokshi.
Më tej Vokshi shkruan se Rama refuzoi të japë dokumentet e koncesionit që provojnë korrupsionin dhe abuzimin në koncesionin në shëndetësi.
Postimi i plotë:
EDI RAMA REFUZON TË BËJË TESTIN E DROGËS NË GJYQIN QË KA HAPUR NDAJ MEJE PËR DENOCNIMET QË KAM BËRË NË LIDHJE ME KONCESIONIN E CHECK UP-IT.
Këtë gjyq, e kam konsideruar si një rast të shkëlqyer për të bërë transparencë mbi koncesionin më abuziv dhe më korruptiv në shëndetësi.
Kam një lutje për ju miq në facebook, qytetarë që mund të keni parë Edi Ramën këto ditë duke ardhur vërdallë nëpër Shqipëri dhe duke përgojuar gjithë dynjanë me fjalor vulgar, njësoj si pamja e tij:
Ju lutem, mos u lodhni, mos u neverisni, duroni dhe dëgjojeni! Do të dëgjoni një person që bën si i forti i lagjes, por që ka frikë. Ka frikë se mos shqiptarët mësojnë se kush është ai në të vërtetë. Ka frikë se mos shqiptarët mësojnë me që mund të jetë vazhdimisht nën efektet e drogës, në gjendje të degraduar mendore.
Nën këtë frikë të tmerrshme, Edi Rama REFUZOI sot të bëjë testin e drogës në klinika ndërkombëtare; si dhe të japë dokumentet e koncesionit që provojnë korrupsionin dhe abuzimin marramendës.
Edi Rama refuzoi t’i japë publikut atë që duhet ta kishte bërë vullnetarisht prej 21 vitesh në pushtet: TË BËJË TESTIN E DROGËS.
Edi Rama e refuzon testin e drogës, sepse ai e di, që është njësoj si testi i zgjedhjeve të lira e të ndershme: I PAKALUESHËM!