Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora Sonila Meço dhe lideri i PD-sw Lulzim Basha shkwmbyen replika dhe batuta ironike gjatw lidhjes direkte pwr votimet nw 30 qershor.
Replikat:
Sonila Meço: Cfarë diskutuat në takimin me të ngarkurën me punë të ambasadës amerikane
Lulzim Basha: Kam 15 vite që nuk komentoj takimet e mija me partnerët e huaj asnjëherë. Është pjesë e etikës time politike.
Sonila Meço: A keni pasur presion për të hequr dorë nga aksionet e marra?
Lulzim Basha: E gjithë bota e ka parë, dëgjuar dhe lexuar që ajo që kemi denoncuar është jo vetëm e vërtetë por edhe më e dhimbshme. Përmes një radiografie të përgjimeve ne kemi një shtet të shkrirë me krimin. Padyshim. Bota perëndimore është e tronditur dhe e shokuar nga natyra kriminale e regjimit në fuqi. Është e qartë tashmë se cfarë rreziku përbën ky rregjim për stabilitetin në vend por dhe në rajon.
Meço: Në 1 korrik ata do të njohin zgjedhjet, në rast se ato bëhen sipas standardeve që ndërkombëtarët i konsiderojnë të pranueshme.
Basha: Kjo nuk është ajo që kam dëgjuar unë.
Meço: Çfarë keni dëgjuar ju?
Basha: Siç ju thashë, me gjithë talentin tuaj si gazetare, do ta keni të pamundur që t’më bëni të thyej etikën time.
Meço: Sapo dhatë përgjigjen në fakt arrita t’jua marr. 2 heqim 1 bëjnë 1 Basha është një aritmetikë që nuk ndryshon me kohën sado talent gazetaresk të kem unë.