Grupet e të dënuarve në burgun e Koridhalos ishin të përgatitur për “luftë” me armë vdekjeprurëse.
Këtë treguan përplasjet e forta mëngjesin e të martës, kur të burgosurit u përplasën me thika, thyen hekurat ndarëse dhe dolën në oborr duke u përpjekur të merrnin komandën.
Mediat greke shkruajnë se ishte ndërhyrja e njerëzve të EKAM-it dhe OSBE-së për t’u marrë me situatën.
Pas përleshjeve, policia zhvilloi pesë orë kontrolle në të tre krahët e burgut të Koridhalos,ku u gjetën gozhda, shtiza, syze me kamuflazh, si dhe thika të mëdha të improvizuara.
Në muajt e funditnë Greqi kanë vdekur në burgje 18 të burgosur, nga të cilat tetë vetëm në Koridhalos.