Vendosni fjalën kyçe....

“Më tallnin njerëzit se më tradhëtonte”, 56-vjeçari në Vlorë pranon se vrau gruan


56-vjeçari nga Vlora Lavdosh Sulaj, i cili ditën e djeshme vrau gruan e tij Laureta me levë ka pranuar krimin.

Ai ka rrëfyer në Komisariatin e Vlorës, se e kreu aktin e rëndë pasi dyshonte se gruaja e tradhëtonte.

Sulaj ka deklaruar se prej 5 vitesh kishte pasur probleme me gruan dhe janë ndarë e pajtuar disa herë.

 “E ndava, erdhi serish ne shpi. E kisha paralajmeruar te mos e perseriste me. U zume per telefonin, ajo me shau. Nuk mbajta me. E qellova pastaj vajta te lokali qe te lajmeronin policine. Isha i nxehur. Me tallnin njerezit, kishte 5 vjet e lidhur me dike nga fshati”, është shprehur Lavdosh Sula.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Babicë të Vlorës, në banesën e çiftit.  Pasi ka vrarë gruan duke e goditur me levë, Sulaj ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme “lajmëroni policinë, se vrava gruan”.

“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.”, thuhej në njoftimin paraprak të policisë.

Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Vëllai i Lavdosh Sulos, pak ditë më parë kishte tentuar të vriste një kushëririn e tij, pasi dyshonin se ishte ai i dashuri i Lauretës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *