Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në KZAZ-në e Vaut të Dejës


Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Protestuesit e opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” atje, raporton News24.

Paraprakisht flitet edhe për dy polic të lënduar nga molotovi. Ende nuk ka detaje të tjera.

Edhe në KZAZ-në e Shkodrës dhe Beratit ka pasur mbështetës të opozitës që janë mbledhur për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *