Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.
Kryeministri e njoftoi vendimin me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ku shkruan se Hila jo vetëm që është shkarkuar nga detyra por do ndiqet penalisht.
Ndërsa paralajmëron të gjithë ata që do ndjekin shembullin e tij se do përballen me drejtësinë.
‘Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë.’ – shkruan Rama.