Partia Liberale Suedeze zgjedh për herë të parë një lidere me ngjyrë. Politikania e cila është zgjedhur në krye të Partisë liberale është Nyamko Sabuni, 50 vjeç, ish-ministre me origjinë nga Burundi dhe e ardhur në Suedi në vitet ’80 pasi babai kishte përfituar azil politik.
Në fjalimin e saj të parë pasditen e së premtes, Sabuni falenderoi anëtarët e partisë së saj për besmin.
-“Unë premtoj të bëj çmos për t’i qëndruar kësaj”, tha ajo në fjalimin e saj të parë si udhëheqëse e partisë, citon SVT.
Fillimisht, ajo falënderoi dy kandidatët e tjerë Erik Ullenhag dhe Johan Pehrson me të cilët ajo bëri fushatë muajin e kaluar. Ajo theksoi veçantinë e zgjedhjes.
-“Kjo ditë është fundi i një procesi historik dhe unik. Asnjë udhëheqës i partisë në partinë tonë, nuk është zgjedhur me një mandat të tillë, në bazë të votimit të anëtarëve”, thotë Sabuni.
Për sa i përket programit politik, Sabuni deklaroi se ka lindur si socialiste por më pas ka përqafuar kauzën e liberalëve.
Sabuni thotë se Suedia është vendi i mundësive, por edhe një vend ku ka probleme të cilat duhet të trajtohen.