Një infermiere në Dibër tregon se historia e plagosjes së 7 policëve, që u servir në media, nuk është e vërtetë.
“Në fakt nga këta që kanë ardhur në urgjencë, asnjë i plagosur nuk ka qenë, thjesht intoksikacion nga gazi lotsjellës”, rrëfen infermierja në Dibër, me zë e figurë.
Kjo video është shpërndarë për mediet nga Partia demokratike.
“Zonja pohon se te 7 policet kane patur komplikacione nga gazi lotsjelles, qe kane hedhur koleget e tyre. Deshmia provon se qytetaret ne Diber nuk kane plagosur as nje polic te vetem, sic u tha mbreme nga policia, e cila, po provohet se eshte kthyer ne nje vegel te mjere politike te regjimit te Edi Rames”, komenton Zyra e Shtypit.