Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Thumanë – Fushë-Krujë.
Si rrjedhojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 18-vjeçar. Aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur Ish-Këneta.
Mendohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti në rrugë.