Policia e Dibrës dhunon gazetarin e News24, Enver Doçin. Gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.
Sipas News 24 uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah.
Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.