Sot më 30 qershor po zhvillohen zgjedhjet lokale në 61 bashki, përkundër dekretit të presidentit të vendit Ilir Meta që i shtyn më 13 tetor. Opozita nuk merr pjesë në këto zgjedhje, duke bërë që në mbi 30 bashki në fletët e votimit të jetë vetëm emri i një kandidati për kryetar bashkie, i atij të Partisë Socialiste.
Deri më tani kanë votuar 25 persona në kryeqytet.
Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Ata do të vendosin shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.
Ky proces zgjedhor është shoqëruar me protesta në disa shkolla në Tiranë, Korçë e Shijak. Opozita ka zgjedhur një mënyrë të veçantë protestimi, me klarinetë e fizarmonikë, duke ironizuar zgjedhjet të cilat i krahasojnë me ato të kohës së diktaturës.
Kryeministri Edi Rama votoi nga Surreli, ku u shfaq me një “look” të çuditshëm. Xhaketë e këmishë lart dhe tuta të shkurtra me çorape të gjata e atlete poshtë.
Bashkitë me 1 kandidat:
- Bashkia Delvinë 1 kandidat
- Bashkia Divjakë 1 kandidat
- Bashkia Dropull 1 kandidat
- Bashkia Elbasan 1 kandidat
- Bashkia Fier 1 kandidat
- Bashkia Fushë-Arrëz 1 kandidat
- Bashkia Gjirokastër -1 kandidat
- Bashkia Has – 1 kandidat
- Bashkia Himar- 1 kandidat
- Bashkia Konispol – 1 kandidat
- Bashkia Krujë- 1 kandidat
- Bashkia Kuçovë- 1 kandidat
- Bashkia Libohovë- 1 kandidat
- Bashkia Librazhd- 1 kandidat
- Bashkia Lushnje- 1 kandidat
- Bashkia Maliq- 1 kandidat
- Bashkia Mat- 1 kandidat
- Bashkia Memaliaj- 1 kandidat
- Bashkia Patos- 1 kandidat
- Bashkia Peqin- 1 kandidat
- Bashkia Përmet- 1 kandidat
- Bashkia Pogradec- 1 kandidat
- Bashkia Poliçan – 1 kandidat
- Bashkia Pukë- 1 kandidat
- Bashkia Roskovec – 1 kandidat
- Bashkia Rrogozhinë – 1 kandidat
- Bashkia Skrapar – 1 kandidat
- Bashkia Shkodër – 1 kandidat
- Bashkia Ura Vajgurore – 1 kandidat
- Bashkia Vau i Dejës – 1 kandidat
- Bashkia Vorë – 1 kandidat
- Bashkia Kamëz- 1 kandidat
- Bashkia Mirditë- 1 kandidat
- Bashkia Lezhë – 1 kandidat