Vendosni fjalën kyçe....

KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri më tani


Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit është 12%.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha tha se vetëm në 7 qendra votimi në qarkun e Shkodrës, ende nuk ka filluar procesi i votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të theksohet se,  53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.

Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën  e të dhënave në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.”, tha zëdhënësja e KZQ-së.

Sipas PD-së, procesi i votimit është braktisur masivisht nga disa bashki ndërsa ka publikuar disa denoncime ku akuzon kryeministrin Edi Rama për blerjen e votuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *