Vendosni fjalën kyçe....

Zguri: Pjesëmarrja 12% nuk është zyrtare, as e besueshme


Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka dalë në një deklaratë për mediat, të distancuar nga anëtarët e tjerë të KQZ-së, për të sqaruar të dhënat e publikuara më herët nga ky institucion lidhur me pjesëmarrjen në votime.

Sipas Zgurit, pjesëmarrja me 12% e zgjedhësve në votimet për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë, nuk është zyrtare dhe as e besueshme.

“Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këtoj janë shifra nga KZAZ të marra me telefon. Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijnë përmes komunikimit telefonik. Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik”, tha Zguri.

Më herët KQZ njoftoi se deri në orën 10:00 kishin votuar 12% e zgjedhësve, shifër kjo e njëjtë me atë të vitit 2017 në të njëjtin orar, kur zgjedhjet ishin normale dhe opozita ishte në garë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *