Nis mbyllja e qendrave të votimit në mbarë vendin.
Në disa zona, qendrat e votimit janë mbyllur para kohe për shkak të mungesës së votuesve.
Ndërkohë kreu i KQZ-së, Zguri, tha se përpos thirrjeve të bëra nga disa komisionerë socialistë në Sarandë për shtyrjen e orarit të votimit, këtë gjë e ndalon ligji.
Ai tha se vetëm në rast se ka votues në radhë, atëherë ekziston një mundësi për shtyrje por ai shtoi se nuk ka asnjë qendër në vend ku ka radhë votuesish.