Vendosni fjalën kyçe....

‘Borxhlinj ndaj shqiptarëve, do punojmë më shumë’ – Rama


Në fjalën e tij të gjatë para mediave dhe mbështetësve që nuk linin rast pa e ndërprerë me duartrokitjet e tyre, kryeministri Rama tha se sot kishte fituar shqiptaria dhe demokracia, duke sulmuar opozitën jashtë parlamentit, që sipas tij i ka bërë një dëm shumë të madh Shqipërisë.

Ndërsa tha se ishte i gatshëm të ulej në dialog pa kushte me kushtin e vetëm që ajo të ndërpriste sulmin në gjuhë të huaj ndaj vendit.

‘Nëse duan paqe politike paqe do të kenë dhe paqja do të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë marrëveshje do të kenë, marrëveshje me dialog pa kushte dhe me shprehje vullneti për t’u angazhuar bashkërisht për hapjen e negociatave në tetor. Vendimi i BE nuk është në dorën tonë por mund të bëjmë më shumë. Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore sipas OSBE/ODIHR mbetet sfidë me opozitën jo parlamentare dhe parlamentare. Ajo jashtë e mirëpritur të ulet bashkë me të drejtën e vetos.’ – tha Rama.

Më tej Rama tha se në administratë nuk do ketë revansh politik ndërsa shtoi se ndihej në borxh me shqiptarët pa dallim partiak ndaj të cilëve do punohej më fort duke theksuar se Partia Socialiste do zhvillonte një debat të brendshëm për rezultatin e zgjedhjeve.

‘Kjo parti nga nesër do të flasë me vepra dhe jo me fjalë me njerëzit që sot i dhanë largpamësi ndjenjës kombëtare mbi pabesinë. Kush shkel ligjet për fushatat, do të përgjigjet një më një. Kush shkel ligjin, do të përgjigjet. Asnjë grua apo vajzë nuk do largohet nga puna të mandatit që iu skadon sot. Asnjë revansh i natyrës politike nuk do lejohet në administratë.’ – shtoi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *