Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me procesin e djeshëm të votimeve për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave bashkiakë.
Kryemadhi i konsideroi këto si “zgjedhje moniste”, ndërsa falenderoi mbi 85 % të shqiptarëve që iu përgjigjën thirrjes për bojkot.
“Votimet e djeshme monistre të diktuara nga krimi i organizuar, dhe trafiku i drogës u refuzuan mbi masën 85% nga qytetarët shqiptarë. Edhe pse organizata e partisë socialiste të Rilindjes, e KQZ-së, ka shkelur mbi 30 herë kodin zgjedhor në votime të paligjshme, të cilat kryehen me urdhër të tyre, votohen me urdhër të tyre, numërohen me urdhër të tyre dhe pavarësisht kësaj nuk arritën dot që t’i largojnë ankthin, sikletin dhe djersën kryetarit të tyre.
Dita e djeshme në vetvete ishte një dhunim i hapur i Kushtetutës dhe i kodit ligjor, por ishte dhe një përpjekje e dështuar për ngritjen e një shteti monist, shteti monist i Edi Ramës. Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor por dhe përgjigjesëi e madhe për opozitën.
Sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen masive dhe fjala e tyre është përgjegjësi e madhe për ne. Opozita duhet të gjejë zgjidhjen e krizës në të cilën Edi Rama dhe klika e tij kanë futur Shqipërinë.
Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës, që iu garanton të ardhmen, lirinë e votës. Sot shqiptarët presin nga opozita që t’i japin fund vuajtjeve dhe makthit që kanë për largimin e fëmijëve. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan Ramën, por duhet të punojmë fort për të fituar besimin e tyre.
Do të punojmë fort për të fituar besimin e tyre.
Janë bërë dhe punë shumë të mira, në këtë vend ka patur zhvillim për shkak të njerëzve punëtorë. Asnjëra prej tyre nuk lidhet me qeverisjen moniste të Edi Ramës.
Mungesa e shpresës për ta, do të thotë se me Edi Ramën në krye po shkojmë drejt një izolimi total dhe të pakthyeshëm. Lufta kundër varfërisë, padrejtësisë, krimit, grabitjes që qeveria iu bën shqiptarëve.
Shqipëria është zbrazur në këto katër vite dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë. Do bëjmë çdo sakrificë t’i kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë.
Ky rezultat është pikënisja e një përgjegjësie shumë të madhe. Beteja jonë është për Shqipërinë tonë dhe fëmijët e shqiptarëve.
Tani fillon beteja. aleatë të kësaj beteje janë mbi 85 mijë shqiptarë që refuzuan përfundimisht monizmin që kërkon të instalojë Rama me krimin e organizuar.”, tha Kryemadhi.