Vendosni fjalën kyçe....

I biri i legjendës Michael Schumacher do ngasë makinën e të atit: Emocion që s’tregohet me fjalë


Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Shumacher, ka pranuar se do jetë një emocion i papërshkrueshëm për të kur të drejtojë makinën ‘Ferrari’, që ka drejtuar dikur babai i tij, si pjesë e një ekspozite në ‘Grand Prix’ të Hockenheimit në Gjermani, muajin e ardhshëm.

‘F2004’ ishte ‘Ferrari’ në të cilin Schumacher, babai i Mick, fitoi titullin e fundit të në ‘Formula 1’, 15 vjet më parë.

Djali i tij do të jetë në timon në Hockenheim më 27 korrik. 20-vjeçari aktualisht po garon në ‘Formula 2’ për ‘PREMA Racing’.

‘Unë mendoj se është një ngjarje shumë e madhe të ngas makinën e babati tim.’ – tha Mick për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *