Vendosni fjalën kyçe....

Koçijançiç: Organet të fillojnë punën, qeveria dhe opozita të angazhohen urgjentisht në dialog


Maja Koçijançiç, zëdhënësja e Federica Mogherinit ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit ku ka deklaruar se organet e zgjedhura lokale duhet të punojnë sipas kompetencave kushtetuese.

Koçijançiç theksoi se opozita dhe qeveria duhet të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv.

“Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit. Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”-deklaroi Koçijançiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *