Protestuesit në Hong Kong hynë me dhunë në ndërtesën e parlamentit, mirëpo në anën tjetër janë treguar mjaft të sjellshëm duke paguar për pijet që kanë marrë në një frigorifer ndërsa kanë mbrojtur dhe objektet kulturore brenda.
Një grup demonstruesish përdorën një karrocë metalike për të thyer derën dhe për të hyrë në ndërtesën e Këshillit Legjislativ të Hong Kongut, pas një përplasjeje me policinë të hënën pasdite. Pasi hynë brenda, ata lyen muret me llak dhe varën një flamur kolonial britanik.
Megjithatë, sipas disa fotografive që tashmë janë bërë virale në rrjet, ata shmangën qëllimisht dëmtimin e librave dhe antikave brenda ndërtesës.
Fotot tregojnë shenja të varura nga protestuesit që paralajmërojnë se “objektet kulturore duhet të ruhen.” Pranë bibliotekës së Këshillit Legjislativ, u vendosën barrikada dhe një tjetër shenjë lexonte “Ruani librat. Mos shkatërroni. “
Protestuesit e etur gjithashtu kishin lënë para për të paguar për pijet që morën nga një frigorifer.