Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 16 muajsh humb jetën nga një kokërr qershi


Një fëmija 16 muajsh ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, pasi i kishte ngecur në fyt një kokërr qershi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21. 30, në shërbimin Pediatrik në QSUT. Fëmijës me origjinë nga Pakistani, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një kokërr qershie. 

Familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot. Fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Prindërit e fëmijës jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *