Presidenti i Republikës Ilir Meta, foli sot në një konferencë për mediat për një grup të strukturuar që e quajtu PPPd.
“I kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit mikut tim doktorit të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd që punon sipas parimeve të Deep State që synon kapjen e shtetit dhe kanë gjetur njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin, por lahet në pishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes”, tha Meta.
Më pas presidenti sqaroi edhe kuptimin e këtyre katër germave.
“P e madhe politikanët
P tjetër është propaganda, mediat e shokëve
P tjetër është policia, jo ajo e shtetit.
d e vogël janë diplomatët që kanë braktisur parimet kushtetuese”, tha Meta.