Francezi Griezman pritet të prezantohet te Barcelona javën e ardhshme.
Sipas medias franceze, ‘L’Equipe’, Atletiko e Madridit dhe katalanasit kanë arritur marrëveshjen për këtë transferim. Atletikos do i shkojnë 120 milionë euro ndërsa nuk janë zyrtarizuar ende hollësitë e kontratës së kampionit të botës.