Kanë dalë emrat që do garojnë për krerët e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.
Emrat janë publikuar nga nga Presidenti në largim i Këshillit të BE-së Donald Tusk.
Kështu për Presidencën e Komisionit është nominuar Ministrja Gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Leyen.
Në Presidencën e Këshillit të BE-së është nominuar Kryeministri Belg Charles Michel.
Për postin e Bankës Qëndrore Evropiane është nominuar francezja që mban edhe postin e FMN, Christine Lagard.
Vendin e Federica Mogherinit pritet ta zerë ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrel Fontelles.